Skoci:Pasi ju refuzohet azili,3 shqiptarë nga Kosova, hidhen nga kati i 15-të

Palletet e Gllasgout, ku banonin të ndjerët nga Kosova.

Palletet e Gllasgout, ku banonin të ndjerët nga Kosova.

Tre shqiptarë shtetas të Kosovës,dyshohet se kanë vdekur në Skoci,pasi janë hedhur nga pallati për shkak të refuzimit të kërkesës për azil, bën të ditur gazeta prestigjioze “The Guardian”,në shkrimin e saj gazeta thekson se viktimat janë dy meshkuj dhe një femër.Sipas gazetës, ata ishin lidhur me njëri-tjetrin, duke u hedhur së bashku nga kati i 15-të i një ndërtese në qytetin e Gllasgout mbrëmjen e së shtunës.Trupat e viktimave janë gjetur mëngjesin e së dielës në një kompleks ndërtesash.Ende nuk dihet identiteti i viktimave,dhe lajmi nuk është publikuar zyrtarisht nga autoritetet. Megjithatë, “The Guardian”citon një dëshmitare,e cila jetonte në një banesë përballë viktimave.Sipas saj, “pasi kam hapur perdet e dritareve, pashë trupat e tyre të shtrirë në tokë”.“Menjëherë i telefonova policisë”, vijon ajo. Dyshohet se tre personat kanë bërë një pak së bashku për të kryer një vrasje kolektive./bota sot/

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga Bashkimi on Mar 8th, 2010 and filed under Shqiptarët në Botë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: