Suedia “pro” gjenocidit armen

Turqia e ka tërhequr ambasadorin e saj dhe ka pezulluar samitin e paralajmëruar bilateral me Suedinë, pasi Parlamenti i Suedisë adaptoi një rezolutë përmes së cilës vrasjen e mbi një milion armenëve nga ana e Perandorisë Otomane, në vitin 1915, e cilësoi si gjenocid.

Zergun Koruturk

Zergun Koruturk

Turqia ka tërhequr ambasadoren e saj në Suedi, Zergun Koruturk, dhe ka pezulluar vizitën e kryeministrit turk, Tayyip Rejep Erdogan, si përgjigje ndaj rezolutës së miratuar nga Parlamenti i Suedisë, nëpërmjet së cilës theksohet se masakra ndaj rreth një milionë armenëve, që ishte kryer nga Perandoria Otomane gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte një gjenocid.

Ky zhvillim erdhi vetëm një javë pasi që Ankaraja e ftoi në shtëpi ambasadorin e saj në SHBA, për shkak se Komiteti i Kongresit amerikan aprovoi një rezolutë të ngjashme.

Keqardhje për vendimin

Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, i cili sërish e përsëriti përkrahjen e tij për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, deklaroi se i vjen keq për këtë vendim, pasi kuptoi se anëtarët e partisë së qederos së djathtë në pushtet votuan pro rezolutës, bashkë me optikën ‘kuqë e gjelbër’ socialdemokrate. Rezoluta kaloi vetëm me një votë më tepër, ngase 131 deputetë ishin pro saj, kurse 130 kundër.

“Ne mendojmë se është gabim që të politizohet historia”, shkroi nga Kopenhaga Bildt në bllogun e tij. Ai ndodhet në Kopenhagë në samitin e liderëve të shteteve nordike.

Armenët pohojnë se rreth 1.5 milionë pjesëtarë të kombit të tyre janë masakruar gjatë Luftës së Parë Botërore, si pjesë e një fushate të shfarosjes së planifikuar nga ana e pushtuesve otomanë.

“Beteja për pavarësi”

Turqia i konteston këto akuza për gjenocid, duke pohuar se rreth 500,000 armenë janë vrarë për shkak se ishin në anën e forcave të Rusisë, gjatë synimit të tyre që të pavarësoheshin. Ankaraja thekson se të paktën po aq turq janë vrarë gjatë asaj masakre.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë rezolutë, ngase ajo është sjellë si pasojë e kalkulimeve politike”, shprehet kryeministri turk, Tayyip Erdogan, në deklaratën e tij, përmes së cilës ai e konfirmon pezullimin e samitit të paraparë mes Turqisë dhe Suedisë.

“Ajo nuk korrespondon me miqësinë e afërt në mes të dy popujve tanë”, pohoi Erdogan. “Si pasojë, ne po e tërheqim ambasadorin tonë për konsultime”, përfundon ai. (DW)

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Mar 12th, 2010 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: