Krahas Valon Behramit dhe Gjerdan Shaqirit, trajneri zviceran Hitzfeld ka ftuar edhe Albert Bunjakun, ndërkohë që përfaqësuesen e Zvicrës, mungon shqiptari i katërt Blerim Xhemaili, i cili është i lënduar gjatë një ndeshje të Parmës në Serie A.
Trajneri i përfaqësueses së Zvicrës në futboll Ottmar Hitzfeld për ndeshjen e nesërme miqësore me Uruguajin, ka ftuar tre futbollist shqiptar.
Krahas Valon Behramit dhe Gjerdan Shaqirit, trajneri zviceran Hitzfeld ka ftuar edhe Albert Bunjakun, ndërkohë që përfaqësuesen e Zvicrës, mungon shqiptari i katërt Blerim Xhemaili, i cili është i lënduar gjatë një ndeshje të Parmës në Serie A.
Në sy bie ftesa e bëri për të futbollistin e ri Shaqiri, i cili deri më tani ka luajtur dy ndeshje për reprezentacionin zviceran U-21 për kualifikimet në Kampionatin Evropian dhe një ndeshje miqësore për reprezentacionin U-19. Dhe kur jemi tek futbollistët shqiptar të cilët luajnë për kombëtaret e tjera të themi se Suedia, për ndeshjen miqësore me Uellsin ka ftuar Emir Bajramin.