VENDI IM, O VENDI IM

VENDI  IM, O VENDI IM

Një zë i lart,
Një fjalë e shtrenjtë,
Që ngrihet lart,
Drejt qiellit kaltrosh,
Që zbret në lendina,
E pi ujë në krua të argjendt.
Edhe i huaji,
në udhëtim përbri ndjehet krenar,
me ty dhe dashurinë që ne kemi per ty!
Ne i adhurojmë
zhurmatë e rrembyshme
rreke në kalim,
dhe errësiren e natës,
të dëshpruar në psheretimë.
Nata me yje, me dritën verore
Në parafytyrim
Me këngën e vendlindjes
prekë zemrat tona përherë.
Këtu takohen
E vjetra dhe e reja,
Me mendime,shpatë e parmendë
Nganjeherë kthjellt si moti me diell
Me ndjenjë te fortë kënaqësie
Dhe imazhe lumturie,
Në zemrat e njerëzve.

Sokol Demaku

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Posto një koment: