Në Suedi arrestohet një i akuzuar për krime lufte në Kosovë

Policia suedeze ka kapur një person të dyshuar për krime të rënda të luftës. Krimet janë bërë në Kosovë më 1999.

I dyshuari u arrestua nga komisioni i krimeve të luftës të Shërbimit Kriminal të Policisë dhe nga Oda e prokurorisë ndërkombëtare në Stokholm. Personi i arrestuar akuzohet për krime njerëzore dhe vrasje.

Personi i arrestuar është i moshës 30 vjeç dhe u kap në pjesën perëndimore të Suedisë.

Shqiptar të Kosovës duke ikur nga lufta më 1999.Foto: Tyler Hicks/Scanpix.

Shqiptar të Kosovës duke ikur nga lufta më 1999.Foto: Tyler Hicks/Scanpix.

Sipas një njohtimi për shtyp nga autoritetet e Prokurorisë i arrestuari fajësohet për krime në Kosovë, në fshatin Qyshk, në maj të 1999. Por ende nuk dihet se a bëhet fjalë për vrasje në një rast apo në disa sosh.

Tomas Ackheim, shef i komisionit për krime të luftës thot se ky është arrestimi i dytë në Suedi ndaj personave që kanë kryer krime të ngjashme.

Prokurori Lars Hedvall nga dhoma ndërkombëtare e prokurorisë në Stokholm më së voni deri të premten duhet të merr vendim për paraburgim.

Ditë më parë sipas prokurorisë së Serbisë, për masakrën e ndodhur në Qyshk të Kosovës në maj të vitit 1999, janë akuzuar gjithsej 26 persona, ndërsa janë arrestuar vetëm nëntë nga ta. Shumica prej të akuzuarve gjenden jasht vendit, ka thënë prokurori Bruno Vekariç./SRI/

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Apr 7th, 2010 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: