Një ditë me shamatë

Një ditë me shamatë

Ishte një ditë e gjatë
me stuhi, me shamatë

Vjen babi, shumë i lodhur
se çel gojën, rri i mrrolur

Ia nis mami, fol ti njeri
se s´t´jan mbyt´ xhemitë n´deti

Por babi nuk flet
si shqiponjë i vërsulet

dhe godet se është burrë
këtë të drejtë se lëshoi ai kurr.

Edhe mamin e kap inati
me lagraç shkon te saçi

Qeni i shpisë fortë piskati
në vend të babit e hëngri i ngrati

Tash qeni i lënduar
pas maces ish tmerruar

maceja e shkretë me furi
ik prej qeni brenda n´shpi

rri n´dritare, qenin shikon
- futu brenda nëse guxon.

Ishte kjo një ditë e gjatë
me stuhi e shamatë.

Shuquri Sejdijaj

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Posto një koment: