Policia akuzon gjashtë persona në lidhje me vrasjen e nje azilkërkuesi afgan 30 vjeçar gjatë një përleshje në Qendrëne Sandholm-it sot.
Një mashkull 26 vjeçar nga Kosova është akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje,derisa pesë meshkuj të tjerë nga mosha 24 deri 42 vjeç akuzohen për pjesmarrje në vrasje dhe tentim vrasje. Të gjithë të gjashtit do të merren në pyetje nesër.
Rrahja ishte aq e dhunshme, sa që Policia e Sjæland-it Verior (Nordsjælland) kërkoi ndihmë nga Kopenhaga. Katër u lënduan si kulminacion nga shqetësimet për një kohë të gjatë.
Rrahja ishte kulmi prej një gjysëm deri një viti të problemeve, ku rrahjet ishin bërë pjesë e përditshmërisë në qendër, njofton sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq Danez (Dansk Røde Kors) Anders Ladekarl.
Shumë banojnë afër njëri tjetrit në qendër, dhe kjo mund të jetë një prej arsyeve, që situata të shkojë aq larg. Pas rrahjes policia i arresoti gjithsej 13 persona, por shtatë prej tyre ose janë liruar sërish ose do të lirohen gjatë natës.
Nga Bejadin Isufi
sinqerisht nese ka mundesi te na tregoni te verten rreth kesaj ngjarje sa me shpejt nese esht e mundur faleminderit per mirkuptim.
ju lutem a ka mundsi me na informu ma shum rreth ksaj ngjarje sepse jemi familjar te njerit prej personave i cili ka qen ne ket ngjarjeme respekt sabiti.