Shpirt i trishtuar

Shpirt i trishtuar

Një vegim i trishtuar më sillet nëpër mend,
unë jam i përgjakur derisa ti bart shpatën,
në ndërkohë dhe nëpër kohë unë them
nuk jamë ai që të theu zemrën
por ti që më hoqe mendjen.

Eklips në kujtimet e mia
Dhe zhduket cdo mirësi para syve të mij.

Shqisat nuk prekin shijen e gjakut
por unë e kuptoj që është i pa shije
dhe cudia nuk mbaron por fillon këtu.

Përfytyrim i trishtë me ndjenjën e brisht,
më bënë të katranosi edhe fatin edhe besimin,
derisa ti në formë pulbardhe nga lart
shikon valët e një deti me të këqija si më godasin
më shtrijnë për tokë edhe vullnetin edhe shpresën.

Trazohem e tërbohem i mllefosur nga xhindi i keq
që mbrenda meje jeton qëkur e ngjalle ti.

O hije e zezë që po më sjell mjerimin e padëshiruar
kur të shoh në krahët e tjetrit të plagosur
vrapoj pas hijes tënde dhe kuptoj se zilia më ka prangosur.

Burgje, britma e ulurime në terrin e natës
derisa ding-dongu i orës shënon mesnatën.
Bubullimat dhe vetëtima sjellin shiun që ska të ndalur
e unë shikoj flakët e qirinjëve që luhaten nga era e dritares
dhe pasqyra shfaq shumë fytyra të panjohura por të përmendura.

Mbulohem me guximin për të pritur mëngjesin
derisa atëher të kenë pushuar bubullimat.
Shpresoj vetëtima të godase orën e të ndale ding-dongun
britmat të ikin nga dritarja e hapur derisa qirinjt janë shkrirë
dhe pasqyra të heq fytyrat e të reflektoj dritën që ka larguar terrin.

Atëher të do të marr guximin të largohem nga kjo kështjellë e shkretë
e mjeruar paska qenë dhe para se të futem unë në të
mashtrime e rrëfime të ndryshme nga të tjerët pata ndëgjuar
unë nuk i pata besuar asnjëher gojave të këqija
po ja që tani që isha në të e përjetova atë nga e cila friksohesha.

Arbëri Ibrahimi

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Posto një koment: