Të rinjët e Råslättit joshin moshatarët e vet për të votuar

Një angazhim unik ka filluar të zhvillohet në lagjen Råslätt të Jönköpingut me qëllim të joshjes së më shumë të rinjve për të dalë në zgjedhje. Në këtë lagje llogaritet se ka afër 300 persona që do të votojnë për herë të parë.

Intervistë me Gabriela Ibrahim

Shuquri Sejdijaj dhe Gabriela Ibrahim

Gabriela Ibrahim është një nga këto së cilës sivjet i jipet rasti i parë për të votuar. Ajo bën pjesë në grupin drejtues të projektit dhe definitivisht ka vendosur të votojë.

- Unë mendoj se të gjithë duhet të votojnë. Nëse nuk voton atëherë kujtoj se as nuk mund të ankohesh për diçka, për shkak se së pari si person nuk ke mbushur obligimin tënd. Duke votuar njeriu bën pak dhe mbase nuk mund të ndikojë shumë por së paku provon që të bësh ndikim. Kështu e ndjen Gabriela Ibrahim.

Projektin e drejton klubi sportiv i Råslättit me synimin që sa më shumë të rinj të dalin në votime në zgjedhjet e vjeshtës.

Shkaku pse klubi sportiv e zhvillon këtë projekt arsyetohet me madhësinë e shoqatës si më e madhja në këtë rajon dhe se kjo shoqatë është angazhuar tash një kohë të gjatë edhe me çështje shoqërore. Ndaj kjo ka ndikuar që Allmäna Arvsfonden ta ndihmojë ekonomikisht projektin e tyre.

Dhe fjala është për një projekt unik, thot Johan Rajala, lider i projektit.

- Sa kemi filluar këtë projekt demokracie lidhur me angazhimin e të rinjve në shumë çështje shoqërore. Qëllimi i projektit dhe fokusimi është në ngritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje por njëkohësisht përfshinë edhe çështje tjera. Projekti kufizohet kryesisht në rajonin banues të Råslättit. Këtë metodë e provojmë gjatë një viti dhe nëse kemi sukses atëherë mund të vazhdojë edhe në rajone tjera të komunës. Dhe nëse tregohet i suksesshëm edhe në rajone tjera atëherë mund të shndërrohet në interes kombëtar. Nga bisedat me të rinjët kemi vrejt se politikanët duhet të mendojnë pak më ndryshe sepse të rinjët e sotëm nuk mendojnë ashtu siç mendonin moshatarët e tyre para 20 apo 50 vitesh dhe se duhet gjetur rrugë të reja për angazhimin e të rinjve, thekson Johan Rajala.

Rajoni banues Råslätt ka afër 5 000 banorë prej të cilëve afër 300 do të jenë zgjedhës për herë të parë. Afërsisht çdo i dyti banorë ka prejardhje të huaj dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e kaluara ka qenë më e ultë se në pjesët tjera të komunës.

Në grupin drejtues gjenden katër të rinjë dhe tre të rritur të cilët po punojnë me mënyrën se si të rinjët në Råslätt mendojnë rreth votimit dhe politikës. Gabriela Ibrahim punon si trajnere në klubin Sportiv dhe asistente për aktivitete të lira dhe beson që ajo mundet të jap kontribut të madh.

- Është pak vështirë por njeriu mund të gjejë gjëra konkrete. Nganjëherë ndihmon edhe biseda duke ju treguar se unë përpiqem të bëj diçka dhe ndoshta edhe ata mund të frymëzohen nga kjo dhe bëjnë diçka të ngjashme. Nuk e di se çka ekzakt por sigurisht se me rrejdhën e kohës e shohim më konkretisht, thot Gabriela Ibrahim.

Projekti ka nisur së zhvilluari para dy muajsh dhe tani është duke marrë formë të organizatës.

Idriz Bytyqi ka krijuar dhe interpretuar një këngë për Råslätt

Idriz Bytyqi ka krijuar dhe interpretuar një këngë për Råslätt

Një nga personat që ka ka ndjekur për një kohë të gjatë zhvillimin e lagjes Råslätt është edhe Idriz Bytyqi. Duke na treguar për këtë lagje vrehet përkushtimi i tij i përhershëm për ta bërë Råslättin të barabartë me lagjet tjera. Kjo lidhmëri e fortë për këtë lagje e ka frymëzuar Idrizin. Ai ka sajuar një melodi muzikore të cilën e interpreton vet dhe që ia ka kushtuar Råslättit.
Shuquri Sejdijaj në bashkëpunim me Alexandra Petersson SR Jönköping

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Apr 6th, 2010 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: