Tragjedi shqiptare në Gjermani

Freising, 4 prill – Një vrasje e rëndë ka ndodhur në landin e Bavarisë në Gjermani, ku një shqiptar nga Kosova ka vrarë familjen e tij dhe veten. Ngjarja e cila tronditi opinionin publik, ndodhi kur kryefamiljari Ajet K., 40 vjeç, për të cilin nuk tregohet se nga cili qytet i Kosovës është me origjinë, ka shtënë me revole kundër bashkëshortes së tij, Dinore K., dhe të birit Aulonit.

Para se Ajet K. të shtinte me armë mbi gruan dhe njërin fëmijë, bashkëshortja e tij kishte arritur ta lajmëronte policinë. Sipas medieve gjermane, edhe fqinjët kishin dëgjuar të shtëna dhe kishin lajmëruar policinë, e cila disa minuta më vonë kishte arritur dhe i kishte gjetur të vdekur djalin pesëvjeçar dhe të atin, babanë e tij. Nëna e fëmijës ishte e plagosur dhe në gjendje të rrezikut për jetën. Ndërsa djali tjetër, Ronarti, dy vjeç, nuk kishte lëndime dhe tani për të përkujdeset një ekip për intervenime në kriza, transmeton portali Zhurnal.

“Motivi ende nuk është absolutisht i qartë”, tha një zëdhënës policie. Sipas policisë, familja tashmë një kohë jetonte e ndarë. Se si kishte hyrë burri në banesën e katit përdhes, është ende e paqartë. “Është e mundshme që ai donte ta vizitonte familjen e tij dhe gruaja t’ia ketë hapur derën. Por, ky është vetëm një supozim”, tha zëdhënësi i policisë./KOHA/

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Apr 4th, 2010 and filed under Shqiptarët në Botë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

1 Response for “Tragjedi shqiptare në Gjermani”

  1. Burim morina says:

    off shum keq walla Ngushllimett mat sinqerta

Posto një koment: