Fati im,
lajkatar i pafytyr
i paskrupullt e i pamëshirshëm
shpesh më sjell në greminën
e dëshpimit.
Fati im,
mashtrues i kalitur
nëpër kohët e vështira
i pabesë i paturpshëm
shpesh këndellet të luaj
edhe me jetën time.
Fati im,
maje shpate me dy teha
sikur luan me mua dhe guximin tim,
shpesh kalon edhe kufijt e durimit
sa detyrohem t’a mbys vet.
Fati im,
i pangopur i hapë rrugën
motrës së tijë fatkeqësisë
dhe tani me vendosa ta varrosi,
e ndjesë pastë.
Arbër Ibrahimi