Suedi, arrestohet shtetasi suedez me origjinë nga Kosova

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie në shtëpinë e një suedezi, i cili kishte shkaktuar kundërthënie me karikaturat e tij për profetin Muhamed.

I arrestuari është “me shtetësi suedeze, me origjinë nga Kosova”, tha zëdhënësi i policisë në Suedi, Calle Paersson, raporton agjencia AFP.

Sipas zëdhënësit, i arrestuari “ishte i panjohur për policinë deri tash”. I dyshuari, emri i të cilit nuk është bërë publik, “pritet që nesër të paraqitet para gjyqtarit”, tha zëdhënësi. Ai ishte arrestuar të shtunën mbrëma, në shtëpinë e tij në qytetin jugor Landskrona në Suedi.

Policia tha se arrestimi ishte bërë, pasi gjërat e tij personale ishin gjetur afër shtëpisë së karikaturistit Lars Vilks, në fshatin Nyhamnslaege. Ndërkohë, raportohet se është arrestuar edhe një person tjetër. /REL/

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga Bashkimi on May 16th, 2010 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: