Të pabesët janë të lig,
janë të sëmurë nga tradhëtia.
Apatinë e tyre që ndjejnë
e shtrojnë në kob të zi.
E keqja e tyre prekë edhe fëmijën,
janë të frikshëm si hije të zeza
dhe janë skëterrë edhe në shpirtë,
janë frikacak, qyqar, janë hijena.
Të pabesët dhe bukën të shajnë,
të shtrirë nën lëmoshën e armikut
kurdisin pritën e vëllaut të tyre,
ata vrajnë edhe nderin edhe guximin
derisa në pritë qesin edhe fëminë e tyre.
Pijnë venë për të kujtuar gjakun e vllezërve
shijojnë atë pak jetë dhelpre
që edhe urinës t’i thonë ujë
derisa flakin larg emrin e tyre
që të mos janë ata sepse ngjajnë në qen.
Zagar që nuhatin lëvizjen e vëllaut
e lehin në veshin e armikut
për të lajmruar vdekjen e gjakut të tyre
në propagandë se i zoti është i drejt.
Ata, të pabesët nuk janë mëkatar
ata janë vetë satani
mashtrojnë veten për t’u kamufluar
me mirësinë e mëshirës nga vetvetja
për të fituar një kotlluk më afër zjarrit
në ferrin e flakëve ku do të digjen.
Hakun duhet gjithëher të e merr populli
për ata gjykim nuk ka
vendim të prer bie dheu i tokës
s’do ti pranojë në të.
Arbër Ibrahimi