Mbi liqe t´Ohërit ke notuar
Lihnidosit madhëri për t´i kënduar
në kanjon t´Mirushës ke pirë ujë
për të fluturuar në Shkodër e Krujë.
ke vazhduar për n´Janinë
për t´parë Camërinë.
Shqiponjë moj zi e zeza, ku e ke folen?
Epu krihëve dil në Evropë
shih zogjë t´shqipes plot e përplot
rënd t´drobitur me shpirt t´thyer
shpresa t´humbura me buzë n´vaj
haj medet, e haj.
Ejup Ramadani