MUHAMED KRASNIQI: GJERDANI I PAVARËSISË

MUHAMED KRASNIQI: GJERDANI I PAVARËSISË

Poeti Muhamed Krasniqi, gazetar dhe redaktor i njohur në Kosovë, sot jeton dhe vepron në Suedi. Para tri vitesh ai i solli lexuesit shqiptar një libër të ri me titull thllësisht domethënës. Librit i ka dhënë titullin “Gjerdani i pavarësisë”, ndërkaq poeti Riza Sheqiri, që është edhe botues, duke folur për këtë ngjarje pat theksuar atëherë se ky libër vërtetë doli si një gjerdan i ngjarjeve të mëdha që në ditët kur u botua më12 shkurt 2008 pritej të ndodhnin.

Libri u dedikohet fëmijve por preferohet ta lexojnë edhe të rriturit. Për ata që duan të bëjnë një “sheti” në histori e gjeografi, lexoni ” Gjerdani i pavarësisë”.

Këtë përmbledhje autori e ka organizuar në tre cikle “Gjerdani i Pavarësisë”, “Të falem Kosovë” dhe “Dielli ua fali rrezet”. Ciklet shtrihen të gjitha trojet shqiptare dhe mes vargjeve autori gërthet përpjekjet e trimave që u kurorëzuan me liri e pavarësi. Rruga ishte e gjatë dhe e mundimshme por, si shprehet autori:

Në qiell e tokë
Liria zëshëm foli:
Gjaku i trimave
Këtu mua më solli.

Ndaj këtyre ditëve kur shqiptarët kremtojnë përvjetorin e tretë të pavarësisë së Kosovës preferohet që ta kërkojnë dhe bashk me fëmijët, me familjen dhe miqtë të hapet ky libër për të rikujtuar përmes vargjeve pak histori dhe gjeografi të Pavarësisë.

Kështu “Gjerdani i Pavarësisë” bëhet edhe më i bukur!

 
SHUQURI SEJDIJAJ

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Posto një koment: