Festat e nëntorit sollën edhe një risi në Oslo

Mbrëmë në lokalet e shkollës shqipe “Naim Frashëri” në Oslo, u mbajt një orë letrare ku me punimet e tyre u paraqitën krijuesit: Avni Agushi, Fikrije Bylykbashi,Hysen Berisha, Naser Xani,Myrvete Mehmeti, Nazire Jaha, Selim Hasani etj.

Ishte kjo ora e parë letrare e organizuar për nderë të Ditës së Flamurit dhe përvjetorit të 99-të të Mëvetësisë së Shqipërisë dhe e ditëlindjes së
komandantit legjendar, Adem Jashari.

Fundi i kësaj ore letrare u kurorëzua edhe me një sukses ku u arrit që të formohet Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve Shqiptar në Norvegji.

U zgjodh edhe kryesia në përbërje:

Imri Trena,kryetar,
Fikrije Bylykbashi – nënkryetare ,
Selim Hasanaj – sekretar dhe
Nazire Jaha – arkatare,

Mandati i të cilëve do të jetë njëvjeçar.
Kjo lidhje  shum shpejt do te del edhe  statusin dhe rregulloren e saj, ku dhe njëherit do të ndodhë regjistrimi i saj ne regjistrin shtetrëror Brønnøysundregistrene…..

/albaner.no

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Nov 29th, 2011 and filed under Norvegji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: