Kristianstad – Gjithë Evropa i ka sytë nga treshja shqiptare e Bazelit te Zvicrres te cilët ketë sezon po bejen me te mirën ne krye me Xherdan Shaqirin dhe vëllezërit Taulant e Granit Xhakaj te cilët e eliminuan gjigantin e futbollit anglez dhe botëror Mançester Unitet. Tani edhe ne futbollin e femrave ne Suedi pritet te ndodhe njësoj sepse Kristianstad DFF ka angazhuar dy futbolliste me te mira shqiptare ne Suedi .Behet fjale për Elena Sadikun dhe Kosovare Asllanin e cilat tani e kanë zgjedhur ekipin e ri. Pasi e përfundoi bashkëpunimin me Linkopings FC, futbollistja kosovare ka vendosur ta vazhdojë karrierën në ekipin Kristianstad DFF.
Ky ekip ka nënshkruar edhe me talenten e re reprezentuesen e Suedisë U19 Elena Sadiku e cila tani edhe kjo është anëtare e klubit Krsitianstad DFF. Pas suksesit qe arriti ketë vite me ish klubin e saj Ldb Malmo duke u shpallur kampione me te cilin klub arriti te siguroi një vend në kombëtaren Suedeze U19 . Nuk janë këto sukseset e vetme te saj pasi qe ketë vit Elena e fitoj edhe super kupën e Suedisë. Ne ketë takim Elena Sadiku ishte golashënuese.”Synimet e mia janë së pari, të mos pësojë lëndime dhe të përsëri të fitojmë kampionatin e Suedisë, si dhe pa mëdyshje të luajë për Kombëtaren e Suedisë me gëzon edhe fakti se tani do te jemi se bashku me “Kossen” siç e quajnë në Suedi Kosovare Asllanin ku shpresoj se do te japim me të mirën”, shprehet Elena e cila ne momentin kur e kontaktuam ishte ne një ore mësimi.
Elena tregon se ende nuk është takuar me “Kossen” por kjo pritet te ndodhe nesër kur Kosovare Asllani te prezantohet edhe zyrtarisht, ndoshta do te ketë dhe një në një konferencë për shtyp. Mirëpo, njëra prej futbollisteve më të njohura në Suedi pas kthimit nga Amerika nuk i ka ecur siq ajo ka pritur pasi qe ajo edhe pse ishte një nder futbolliste me te mira ne Suedi. Per qudin e te gjithëve ajo nuk mori ftese nga selektori sudez ne kampionatin botërore vitin e kaluar ne Gjermani. Tash rrugën për ne kombëtare perseri do te kërkoj nga klubi i Kristianstadit, pasi që synon që të luajë rregullisht dhe më pas të shkojë në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’ me Suedinë.
Drejtuesit e Kristianstadsit kanë njoftuar se sezonin e ardhshëm do të synojnë të futen në top 5 skuadrat më të mira suedeze. “Synim yni është që sezonin e ardhshëm të jemi ndër pesë të parët. Ne nuk e kemi zakon të flasim për objektiva, por mbasi përfunduam në pozitën e shtatë këtë sezon, është e natyrshme se vitin tjetër synojmë më shumë”, deklaroi trajnerja Elisabet Gunnarsdottir. Ne kampionatin e ri qe fillon ne pranvere pritet qe sulmi ti besohet Kosovares dhe Elenës te cilat edhe si thotë Elena do te bene me te mirën për klubin e ri. Astrit Gashi (Revista Besa)