NË ÄNGELHOLM TË SUEDIS U FESTUA DITA E FLAMURIT KOMBËTAR DHE SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË.

Shoqata Kulturore Shqiptare (SHKSH)” Nëna Terezë”në Ängelholm të Suedis, në bashkpunim me Rininë dhe bashkatdhetar të kësai komune, organizuan një manifestim për nder të “28 Nëntorit” ,Ditës së Flamurit kombëtar dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,
Salla ishte e vogël për ti zënë të gjithë ata mërgimtarë që kishin shprehur dëshirën për të marrë pjesë në manifestimin e organizuar për nderë të ”28 Nëntorit”,Ditës së Flamurit kombtar dhe shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë.
Programi i kësai mbrëmje filloi, me himnin Kombëtar dhe Dardan.

Programin festivë në gjuhen shqipe e shpalli të hapur,moderatorja e këtij programi festiv Arlinda Fejzullahu,ndërsa në gjuhen Suedeze Ajete Husaj, të cilat fillimisht përshëndetën të gjithë të pranishmit, duke u’a uruar festën e Flamurit kombëtar dhe njoftuan të pranishmit me programin e kësai mbrëmje festive. Pastai u ftua, për një fjalë rasti për nderë të ”28 Nëntorit” ditës së Flamurit kombëtarë z.Rrahman Rrahmani kryetar, i Sh.K.Sh.” Nënë Terezë”në Ängelholm.

Vëllëzër dhe motra, fëmi të dashur,musafir të nderuar,më lejoni që në emër timë personal,si dhe në emër të kryesisë së Sh.K.Sh.”Nënë Terezë”në Ängelholm, të ju uroi Festën e”28 Nëntorit”Ditën e Flamurit kombëtar dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

z.Rrahmai në vazhdim i njoftoi të pranishmit për një iniciativ humanitare për fëmit jetim në Kosovë të cilen e kanë ndërmarr Adelina Aradini,Kaltrina Hasani dhe Gabriella Sepulveda nga Chile.

z.Rrahmani, përgzoi vajzat e lartpërmedura për ketë iniciativ shumë të qëlluar dhe njoftoi të pranishmit se kryesia e SHKSH”Nënë Terezë” ,në mbledhjen e mbajtur me 22-10-2011, ka vendos që shuma e mjeteve të grumbulluara nga shitja e langjeve dhe pijeve tjera me të cilat do të shërbehen musafirët e kësaj mbrëmje festive, të ju bashkangjiten ndihmave tjera të cilat i kanë grumbulluar këto vajza me banim në Ängelholm.

z.Rrahmani poashtu përshëndeti dhe uroi Festën e flamurit solistëve tanë të njohur,z.Robert Hotin,z.Premtim Krasniqin dhe orkestrin muzukor z.Mentor Haxhiun,të cilët do të na argëtojn në këtë mbrëmje festive dhe pastai filloi për ta paraqitur fjalen e rastit.

Të nderuar pjesëmarrës.

Data “28 Nëntor”, ngërthen në vete disa periudha të rëndësishme historike të shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Pa këtë datë, nuk do të kishte kuptim, as vet historia e jonë, e tashmja dhe e ardhmja. Në “28 Nëntorin” e vitit 1443 Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, ngriti flamurin në kalanë e Krujës. Po në të njëjtën datë, me “28 Nëntorin” 1912-ës, diplomati i shquar, Ismail Qemali,së bashku me diplomat shqiptarë të të gjithave trojeve,si dhe me luftëtarin tonë të njohur Isa Boletinin e rishpalosen Flamurin e Skenderbeut dhe njoftuan botën, se Shqipëria dhe shqipëtarët u bënë të lirë dhe të pavarur. Me”28 Nëntor” të vitit 1955, Zoti deshi, që në mesin e shqiptarëve, në fshatin Prekaz,të lindte një njeri i shenjtë. Zoti fali njeriun, që para jetës dhe të mirave personale, dhe familjes së tij, vuri shpëtimin e popullit nga rreziku i zhdukjes kolektive. Ishte pra komadanti legjendar i UQK-së Adem Jashari. Se sa e madhe kjo datë, se sa rëndësi ka, tregon vetë kronologjia e ngjarjeve të kësaj date.

Tani Kosovës, përveç “28 Nëntori”, i është shtuar edhe një datë tjetër po aq e rëndësishme, “17 shkurti” i vitit 2008”, kur Kosova shpalli veten, “Republikë të Pavarur dhe Sovrane”.

Këtu patjetër dua të ju kujtoj ideatorin e formimit të shtetit më të Ri në botë ish presidentin e parë historik dhe shpirëtror të Kosovës dr.Ibrahim Rugova,i cili me politiken e tij paqësore,depëtoi në thellsi të botës perendimore dhe në SHBA-të, duke i bindur se Kosova meriton Pavarsin e sajë.

Gjithësesi një mbështetje të madhe kësaj filozofije i dha edhe Nëna shqiptare që quhej Nëna e tërë botës së qytetruar siq ishte “Nëna Terezë”ose “Gonxhe Bojaxhiu”,që ne me krenari e mbajmë emrin e shoqatës sonë

Tani Kosova ka krijuar miq të vërtetë, ka siguruar mbështetje serioze ndërkombëtare, sidomos prej SHBA-ve, dhe pjesës më të madhe të BE-së. Prandai Kosova tani është shtet, Kosova ka kapacitete për të garantuar perspektivë të sigurt, për të gjithë qytetrët e saj.Kremtimi i “28 Nëntorit” dhe datave të tjera të rëndësisë së veçantë, tregojn respektimin për të kaluarën tonë të lavdishme dhe duke respektuar vlerat, respektojm vetveten tonë, të tashmen dhe të ardhmen.

Zoti e bekoft Shqipërinë dhe Pavarsinë e saj. Zoti e bekoft Kosoven dhe Pavarsin e saj.Zoti e bekoft popullin shqipëtar kudo që ndodhet ai,përfundoi z.Rrahmani.

Në vijimë të këtij programi festivë për të pranishmit e kësai mbrëmje Shoqata Kulturore Shqiptare ”Nënë Terezë” këtu në Ängelholm, kishte pregaditur një valle popullore kollazh të pregaditura nga Ahmet Ahmeti, koereograf dhe sekretar i Shoqates”Nënë Terezë,valle e cila u interpretua me mjafë sukses nga valltarët e kësai shoqate: Caf Husaj, Mërgime Popova, Albulena Sogojeva, Endrit Berisha, , Labinot Popova, Blerina Ahmeti, Alban Sogojeva, Arlinda Fejzullahi, Adelina Popova, Medina Sahiti, Maida Idrizi, Shqipdona Sumiqi,Ylli Idrizi, Donika kelmendi,Filize Boletini,Ajete Husaj, Granit Llugiqi,Kreshnik Hasani ,Rinesa Hasani, dhe Ardian Fejza. Këto valle u mirëpritën nga të pranishmit me emocione dhe me duartrokitje të pandërprera.

Mentor Haxhiu dirigjus i orkestrit muzikor, Ahmet Ahmeti koeorograf, sekretar i SHKSH “Nënë Terezë” dhe Robert Hoti solist dhe anëtarë i kryesisë.

Edhe talentja e re Fatime Pllana u paraqit para të pranishmive me një këngë popullore dhe u përshëndet nga të pranishmit me duartrokitje të pandërprera.

Poashtu edhe solisti jonë i njohur z.Robert Hoti i këndoj disa këng popullore në duet me vajzat e talentuara ,Albulena Sogojeva dhe Dafina Berisha që u përshëndeten nga të pranishmit me duartrokitje frenetike. Në vazhdim i paraqesim edhe disa përshtyje të disa bashkatdhetarëve të cilët kishin udhëtuar ma tepër se 100 km.për të festuar së bashku këtë mbrëmje fesive; z.Hajdin Selaci arkëtarë i SHKSH”Nënë Terëzë”,thekson ,me të vërtet ishte një mbrëmje festive e cila po na bashkon të gjithë neve shqiptarve këtu në mërgim.z.Hakif Mavriqi,kryetarë i komisionit revizionues i SHKSH”Nënë

Terezë”,me të vërtet ka qenë një mbrëmje e mrekullushme e cila nuk mund të harrohet lehtë .Ishte pra një mbrëmje festive ku bashkoi mërgaten shqipëtare jo vetëm në qytetin e Ängelholmit por edhe qytetet përrrethë.znj.Miradie Sopa,ishte knaqsi e veqant që të jemi sante prezent në këtë atmosfer të mrekullushme,ishte knaqsi e veqant kur grupi i valltarve të SHKSH”Nënë Terez” u paraqit në skenë dhe ekzekuto një varg vallesh të mrekullushme të cilat u mirëpritën nga të pranishmit me duartokitje të pandërprera. z.Ramadan Hyseni, përgzon organizatorin e kësa mbrëmje festive e cila ishte e pregaditur mjaftë mirë.z.Naim Latifi, uroj organizatorin e kësaj mbrëmje festive,por ajo që më la ma së tepërmi përshtypje ishin valltarët e SHKSH”Nënë Terezë”,të cilët krijuan një atmosfer të veqant në këtë mbrëmje festive.Xheladin Ahmeti,vërtet ishte knaqsi të jeshë prezent në një manifestim të tilë me rastin e Ditës së Flamurit.z.LulzimMeholli,uroi organizatorin e kësai mbrëmje festive e cila bashkoi shumë bashkatdhetar.

Pastai vazhdoj programin muzikor, me këng dhe valle popullore,deri në orët e vona të pas mesnatës, me solistët tanë të njohur siq janë: z.Robert Hoti, z.Premtim Krasniqi dhe Orkestri muzukor z.Mentor Haxhiu. Ishte një program shumë i pëlqyer, për të gjithë të pranishmit, Programi i kësai mbrëmje, zgjati deri në orët e hershme të mëngjesitë.

Në emër të kryesis së SH.K.SH.”Nënë Terezë”
z.Ahmet Ahmeti,sekretar.
Ängelholm-Suedi

 

 

FOTO

 

 

 

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Dec 8th, 2011 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: