Saranda Hasani, një yll që po lind në Suedi

Kristianstad, 21 dhjetor – “Celine Dion e dytë”, kështu e quajnë të gjithë në vendin e saj në Kristianstad të Suedisë. Talenti për këngën ka bërë që të korr mjaftë shumë suksese në Suedi, ndërsa tani sapo ka nisur karrierën e saj në Kosovë.

Saranda Hasani që është vetëm 15-vjeçare është marrë me këngë që në hapat e parë të fëmijërisë, duke qenë aktive nëpër shumë organizime shkollore dhe shtetërore. Pastaj pas një pauze për 3 vjet, ajo iu rikthye këngës duke kënduar më shumë në gjuhën angleze.

Ndërsa tani sapo ka realizuar këngën e saj të parë në gjuhën shqipe me titull “Më jep dashuri” me tekst të Mentor Latifit, ndërsa kompozim dhe orkestrim të Zeqirja Bajramit. Edhe pse është e lindur dhe e rritur në Suedi, ajo në asnjë prezantim të saj nuk harron të përmendë se rrjedh nga Budriga e Vitisë.

Saranda tani këto ditë planifikon që këtë këngë ta lansoj edhe në gjuhën shqipe për faktin se e ka realizuar edhe në versionin anglisht.

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Dec 21st, 2011 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: