Shqiptarët në Skandinavi » Danimark

Danimarka ndihmon bujqësinë kosovare me 10.1 milionë euro
Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe zëvendësambasadori i Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri, Flemming Gredsted, sot në një takim të përbashkët, ku ishte i pranishëm ishte edhe ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, nënshkruan marrëveshjen për një donacion danez në vlerë prej 10.1 milionë eurosh, i cili në mbi 80 për qind të vlerës së përgjithshme të tij do të ofrohet në formë grantesh investuese për përkrahjen e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Stavileci tha se projekti që do të financohet me këto mjete është pjesë e programit të Ministrisë së Bujqësisë. “Rreth 8 milionë euro nga ky donacion do të ofrohen si grante investuese në shuma prej 30 000 deri në 200 000 euro që i dedikohen fermerëve, agro përpunimit dhe sektorit privat për t’i përmirësuar aftësitë konkurruese dhe për t’i rritur kapacitetet e tyre prodhuese. Rreth 1.3 milion euro të tjera parashihet të investohen në mbështetje të zinxhirit të vlerave në sektorin e hortikulturës, kurse rreth 466 000 euro janë paraparë që t’iu ofrohen si mbështetje grave në bujqësi”, tha drejtuesi i MBPRZH-së.

Stavileci theksoi se vlera e përgjithshme e mjeteve në dispozicion për bujqësinë kosovare për vitin e ardhshëm arrin në mbi 30 milionë euro.

Ndërkaq, Bedri Hamza tha se për Qeverinë prioritet është rritja ekonomike dhe një prej kontribuesve të mëdhenj në këtë rritje është bujqësia. “Ne e kemi rritur buxhetin për këtë sektor dhe po ashtu edhe kjo përkrahje dhe këto fonde janë në vazhdën e investimeve që do të kontribuojnë në rritjen e këtij sektori”, theksoi ai.

Zv/ambasadori Gredsted tha se Danimarka është duke ndërtuar raporte shumë të mira me Qeverinë e Kosovës dhe këto fonde do të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes në zonat rurale, të cilat janë shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit. “Shpresojmë që kjo përkrahje të ndikojë në ngritjen e standardeve të fermave këtu, të cilat do të avancojnë sektorin e bujqësisë në vendin tuaj dhe do të mundësojnë që bujqësia të jetë një shtyllë e fortë për secilin komunitet rural”, deklaroi Gredsted.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, duke marrë parasysh mundësitë dhe burimet e limituara për financimin e aktiviteteve që parashihen të ndërmerren në bazë të Planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2007-13, ka kërkuar përkrahje nga Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës, e cila është pajtuar që fillimisht të përkrahë sektorin e bujqësisë me një shumë prej 75.5 milionë korona daneze (10.1 milionë euro).

Implementimi i këtij projekti do të fillojë në muajin janar të vitit 2012 dhe do të përfundojë në fund të vitit 2015.

Urime 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, urime Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Çamëri, Preshevë, Ulqin, Plavë e Guci. Urime edhe të gjithë shqiptarëve në diasporë.
Urime 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, urime Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Çamëri, Preshevë, Ulqin, Plavë e Guci. Urime edhe të gjithë shqiptarëve në diasporë.

28 Nëntori i vitit 1912, është Dita e Pavarësisë gjithëshqiptare e cila më vonë u përgjysmua, dhe është dita më e rëndësishme në historinë e kombit tonë.

Hetemaj i dëshpëruar me humbjen nga Danimarka
Mesfushori Përparim Hetemaj e ka përjetuar rëndë humbjen e Përfaqësueses së Finlandës nga Danimarka, njoftojnë të mërkurën mediumet finlandeze. Finlanda të martën mbrëma në ndeshjen miqësore u mposht nga Danimarka 2:1. Mesfushori i Chievos, Hetemaj, në këtë ndeshje u inkuadrua në 30 minutat e fundit. “Patëm një paraqitje të mirë dhe është mëkat që pësuam humbje nga Danimarka. Pësuam me gabimet tona”, ka thënë Hetemaj. “Besoj se vitin tjetër do të përmirësojmë gjërat”.

Ambasada e Shqiperise ne Danimarke me faqen e re zyrtare.
Arben Cici : Kam kënaqësinë t’ju ftoj nga sot të bëheni pjesë e faqes sonë zyrtare.

Me daten 15 Qershor 2011,ne mjediset e ambasades shqiptare ne Kopenhagen te Danimarkes u perurua faqja e re e kesaj ambasade.

Kjo eshte nje arritje e re e personelit te ambasades ku bashkeatdhetaret, por dhe danezet qe jane te interesuar per te njohur me mire Shqiperine dhe per te krijuar kontakte,ketu mund te gjejne te gjithe informacionin e nevojshem. Por njekohsisht edhe per bisnesmenet,si ato shqiptare dhe daneze,njekohsisht nje informacion shume te detajuar mund te marrin edhe studentet ,qe duan te studiojne ne kete vend Skandinav.

Me kete rast ambasadori shqiptar z. Arben Cici kishte organizuar nje koktej ,ku te pranishem ishin bashkeatdhetar te te gjitha trevave shqiptare,bisnesmene shqiptare e danez,ish ambasadori danez ne Tirane z. Finn Theilgaard,perkthyesja e gjashte veprave te shkrimtarit tone te madh Ismail Kadare.Perfaqesues te medias e shtypit shqiptar ne Danimarke.

Ne fjalen e rastin ambasadori shqiptar z. Arben Cici falenderoi te gjithe te panishmit qe moren pjese ne kete perurim dhe u shpreh se ndjehej teper i kenaqur,qe me ndihmen edhe te personelit te ambasades dhe te familjes,u be e mundur qe shqiptarve ,por dhe danezve, tu sigurohej ky informacion i  shpejte dhe i  sigurt por dhe  i bollshem per te  ndertuar ne  kete menyre bashkekohore komunikimi, kete dritare per te veshtruar pertej, pavaresisht distancave gjeografike apo specifikave të vendeve tona.,por dhe lidhjen drejt per drejt me personelin e Ambasades Shqiptare ne Mbreterine e Danimarkes.

Me pas Ambasadori ja dha fjalen webmasterit te faqes Chatit i cili i njohu te pranishmit me strukturen e faqes ne gjuhen daneze.Ai i njohu te pranishmit me te gjitha rubrikat e faqes dhe me gjithe informacionet qe perbante kjo faqe deri dhe harten me vendendodhjen e ambasades.Cdo gje  ne kete faqe ishte e detajuar mjaft qarte dhe paster,per cdo te interesuar,qe don te dije dicka me shume per Shqiperine,por dhe per Danimarken.

Webfaqja ka adresen http://www.albanian-embassy.dk dhe eshte ne dy gjuhe ne shqip dhe ne  anglisht.

Me pas e mori fjalen e profesori i Universitetit te Roskildes,ne Danimarke dhe kryetar e shoqates “Miqesia” i cili ne emrin e shoqates falenderoi ambasadorin per kete dhurate qe sot i serviret ,si shqiptarve kudo ne bote ku jetojne dhe duan te dine me shume per Shqiperine,por dhe miqve daneze. Ai afroi dhe ndihmen e tij dhe beri nje panorame te shkurte dhe te shoqates “Miqesia”  dhe te punes e bashkepunimit te saj me Ambasaden Shqiptare ne Danimarke.

I gjithe aktiviteti u rregjistrua nga ekipi i televizionit Shqiptar ne Danimarke RTVZIK,ku te pranishmit dhane dhe mendimet e tyre  per kete stacion televiziv te shqiptarve te Danimarkes.

Ishte nje mbremje teper e kendeshme,ku shqiptaret takoheshin e njiheshin ne mes tyre dhe shkembenin kartevizitat dhe numrat e telefonit,per te qene ne kontakte te vazhdueshme me njeri-tjetrin.Ne ate takim patem rastin te njihemi edhe me shume studente qe studiojne ne Danimarke,nga Korca e Tirana dhe nga Prizreni i bukur ,por dhe nga Tetova. Secili shprehte konsiderate te larte per takime te tilla ne mes te shqiptarve. Dhe me urim mire u takofshim herave te tjera u mbyll dhe kjo mbremje e thjeshte ,por plot domethenese.

Luigj Shkodrani

Danimarke

Danimarka rivendos kontrollet kufitare
Danezët kanë filluar këtë të martë me kontrollin tepër të kontestuar të kufirit me Gjermaninë dhe Suedinë.

Lars Lökke Rasmussen, kryeministri danez i përgjigjet me këtë një kërkese të partisë populiste të djathtë në Danimarkë, njofton Deutsche Welle.

Para së gjithash do të kontrollohen udhëtarët që udhëtojnë me automjet. Danimarka e justifikon këtë hap me luftimin e imigracionit ilegal dhe kriminalitetit ndërkombëtar.

Danimarka e Gjermania lidhen me tunel nënujor
Kopenhagë, 2 shkurt – Danimarka do të ndërtojë një tunel nënujor me Gjermaninë, duke shkurtuar rrugën dhe hekurudhën mes Evropës Perëndimore dhe Skandinavisë.

Parlamenti danez kundërshtoi ndërtimin e një ure mbi ngushticën Fehmarn në favor të ndërtimit të një tuneli, me argumentimin se do të jetë më i sigurt dhe më i gjallë.

Danimarka u pajtua me Gjermaninë për nevojën e lidhjes 18 kilometërshe në vitin 2008.

Ndërtimi i tunelit të financuar nga Danimarka do të fillojë në vitin 2014 dhe do të përfundojë brenda vitit 2020. Vlera e tunelit mësohet se do të jetë rreth 4.2 miliardë euro.

Tuneli do të lidhë ishullin danez të Lollandit dhe ishullin gjerman të Fehmarnit. Të dy ishujt janë të lidhur me ura me vendet e tyre respektive.

Me ndërtimin e tunelit, kohëzgjatja e udhëtimit nga Hamburgu në Kopenhagë do të shkurtohet nga rreth 4.5 orë në 3 orë, thekson uebsajti i projektit.

Koha e udhëtimit për në Suedi gjithashtu do të shkurtohet ndjeshëm. Danimarka do të jetë pronarja e tunelit dhe do të ketë të drejtën të mbledhë taksat nga mjetet që kalojnë.

Planifikonin sulm terrorist në Danimarkë, arrestohen
Kopenhagë, 29 dhjetor – Në një aksion të përbashkët të policisë daneze dhe asaj suedeze, sot janë arrestuar pesë persona, të cilët dyshohen për planifikimin e sulmeve terroriste në gazetën daneze që në vitin 2005 publikoi karikaturën fyese të profetit Muhamed, gjë që pati shkaktuar protesta të mëdha të myslimanëve në shumë vende të botës.

Si transmeton agjencia Reuters, katër të dyshuar janë arrestuar në dy aksione në Danimarkë, kurse njëri në Suedi. Të arrestuarit e dyshuar janë një tunizian (44), një libanez (30), një suedez (30), kurse i arrestuar i katërt është një azilant irakian (26) që jeton në Kopenhagë.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë planifikuar të hyjnë në pjesën afariste të Kopenhagës, ku gfjedne zyrat e disa gazetave, përfshirë edhe atë “Jilands Posten”, e cila pati publikuar karikaturën,, dhe me këtë rast “të vrasin sa më shumë të pranishëm aty”.

Policia ka gjetur te këta persona armë automatike me silenciator, municion dhe shirita plastikë, thuhet në njoftimin e policisë, por pa precizuar lokacioni  kunjasë gjetur ato armë. Sipas vlerësimeve të policisë, sulmi është planifikuar të bëhet brenda disa ditëve të ardhshme./Koha/

Takim mireseardhje me ambasadorin e ri ne Danimarke‏
Ka disa dite qe ne ambasaden shqiptare,ne mbreterine e Danimarkes,ka filluar punen ,ambasadori i ri z. Arben Cici.Me kete rast ai beri nje takim me bashkeatdhetaret nga Shqiperia,qe jetojne e punojne ne kete vend Skandinav.Takimi kaloi ne nje atmosfer te ngrohte dhe vellazerore,duke shkembyer ne mes njeri-tjetrit biseda dhe pervoja dhe duke u njohur me shume e informuar per shqiptaret qe jetojne ne kete vend.

Ambasadori u takua me te gjithe nje e nga nje,duke kerkuar te informohej me shume per jeten e bashkeatdhetarve,hallet dhe shqetesimet e tyre. Ky takim ishte shume i rendesishem,jo vetem per faktin se te pranishmit u njohen me ambasadorin e ri te shtetit te tyre,por u takuan dhe u njohen me bashkeatdhetare te rinj,qe kishin ardhur kohet e fundit ne Danimarke.Takime te ndryshme e biseda ne mes miqesh,duke treguar historite e tyre dhe punen e jeten qe bejne ne kete shtet.

Ne takim kishte nga te gjitha moshat,te rinj qe vazhdonin shkollat te ardhur nga vise te ndryshme te Shqiperise,por dhe te tjere,qe per arsye te ndryshme i kish hedhur dallga e jetes.

Shkembimi i kartevizitave i numrave te telefonave,ishte nje tjeter domethenie e ketij takimi kaq te bukur dhe te thjeshte,por besoj per me shume pune dhe bashkepunim ,ne te ardhmen. Ne takim e mori fjalen e pershendetjes edhe ambasadori,z.Arben Cici,i cili i pergezoi te pranishmit per ardhjen ne kete koktej qe ishte organizuar per nder te ardhjes se tij. Ai i beri nje panorame edhe arritjeve te Shqiperise,si hyrja ne Nato,bashkepunimi mjaft i frutshem me Mbreterine e Danimarkes,levizjen e lire, se shpejti te shqiptarve nga Shqiperia, si dhe shume e shume arritje te bera keto kohet e fundit. Ai u ndal edhe ne takimin zyrtar ,qe kishte patur me mbretereshen Margarethe,me rastin e emrimit te tij, ne krye te ambasades shqiptare. Mbreteresha- tha ai ,njihte periudhat historike,qe ka kaluar Shqiperia,kishte njohuri edhe nga kultura e tradita e kombit tone,por kerkoi qe te dinte edhe me shume per historine e traditetat tona.

Prioritet të axhendës së tij diplomatike në Mbretërinë e Danimarkës, tha z.  Cici, do të jetë bashkëpunimi mes parlamenteve të të dy vendeve, në vijim të diplomacisë parlamentare, programeve të asistencës në fushën e mbrojtjes, arsimimit, edukimit, zhvillimin të zonave të varfra, etj.

Njekohsisht Ambasadori ishte i hapur, ne biseda dhe kerkoi bashkepunimin me te gjithe dhe u premtoi, qe ambasada eshte e te gjithve dhe jeni te mirepritur ne cdo rast,per cfare do lloj problemi,qe ju mund te keni.Ne jemi ketu per te zgjedhur edhe hallet dhe shqetesimet tuaja.

Ai e mbylli biseden ,me premtimin,se te tilla takime do te behen edhe ne te ardhmen,por jeni te mirepritur edhe ne biseda dhe pse jo dhe nese keni projekte,apo dicka tjeter,qe i vlen atdheut e popullit tone,dera e ambasades eshte e hapur gjithnje.

Kjo mbremje e thjeshte dhe modeste u mbyll me premtimin,se do te jemi perseri se bashku edhe ne takime te tjera,por dhe me shume miq te rinj.

Dr Arben Cici – Ambasador ne Mbreterine e Danimarkes

Dr Cici u lind në Korçë më 5 maj, 1960. Nga 1979 deri më 1981 përfundoi studimet në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës në Departamentin e frëngjisht Language. Në 1984 ai u diplomua nga Universiteti Algjer, në Fakultetin Interpreting, ku ai mori diplomën e Frengjisht-Arabisht Interpreting. Në qershor të 1999 ai u bë Doktor i Shkencave Historike. Në vitin 1991 ai përfundoi specializimin e plotë diplomuar të interpretimit në Qendrën Amiot Jacque në Paris. Nga viti 1993 deri 1995 ai ka përfunduar studimet pasuniversitare aspirojnë, në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse në Moskë. Në tetor 1997 ka përfunduar specializimin e plotë mbi integrimin europian në Qendrën Studime Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë në Athinë.

Gjatë periudhës 1988-1992 ai ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Departamentin frëngjisht Language. Nga qershori 1992 deri në tetor 1992 ai punoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Drejtorinë e Parë. Nga 1992 deri 1995 Dr Cici shërbeu si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse dhe në Bjellorusi, Moldavi, Armeni, Gjeorgji, Kazakistan dhe Uzbekistan. Gjatë 1995-1996 ai punon përsëri në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Drejtorinë e Evropës. Nga 1996 deri më 2000 ai shërbeu si drejtor i Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në të njëjtën periudhë ai ishte një Pedagog i Gjuhës frëngjisht frëngjisht në Departamentin e Gjuhës në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Gjatë 2000-2006 Dr Cici shërbeu si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë. Nga viti 2003 deri më 2006 ka shërbyer si jo rezident Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnje-Hercegovinë. Nga gusht 2006 deri në gusht 2007 ka mbajtur postin e Drejtorit të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Dr Cici është një njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja dhe autor i një numri të publikimeve shkencore-historike./shqip.dk/

Kuqezi para Klintonit!
Nga Shqiptar Oseku

I fërkova sytë kur e pashë lajmin: punojnësit e komunales në Prishtinë i ulën flamujt shqiptarë para ardhjes së sekretares së shtetit, znj Hilari Klinton. Shkaku, si u lajmërua, qenka se gjoja dikush nga personeli i ambasadës amerikane paska çuar të fala se s’na qenka  ”e përshtatshme” që në qytet të valojnë flamujt e ”një shteti tjetër”.

Do ta them të drejtën. Reagimi i parë ishte stepja; pastaj u ndjeva i fyer. Bile rëndë.

Dikush do të thotë që ky reagim është emocional, se emocionet s’kanë vend në politikë. Gabim, them unë! Në thelb, politika s’është tjetër veçse arti i konfirmimit të emocioneve kolektive. Kur ushtrohet urtësisht, ajo shërben për t’i artikuluar ato emocione në forma paqësore e në kompromise të qytetëruara. E kur ushtrohet kështu pakrye, ajo veç sa fyen e trazon.

Le ta themi troç. Heqja e flamurit shqiptar vetëm pse ai ua vran syrin jabanxhinjve është politikë e gabuar – ajo ngjall emocione të forta në Kosovë. Flamuri kuqezi është flamuri i kombit shqiptar, e jo sall i shtetit shqiptar. Ne shqiptarët jemi shumica dërmuese në Republikën e Kosovës, e jetërat tona të përditshme janë formësuar me të madhe rreth këtij flamuri.

Ky shtet i ri u nis e u gris me këtë flamur. Shtypja, diskriminimi, tentativat gjenocidale kundër shqiptarëve, që e prunë këtu NATO-n më 1999 dhe rrjedhimisht edhe znj Klinton sot, vërtet mund të argumentohen me shifra sociale e ekonomike. Por nëse do ta kuptosh motivin, shifrat s’të ndihmojnë dot: duhet të shikosh ngjyrat. Më saktë, duhet të shikosh kuqezi. Kosova i kishte ato shifra mizerje që i kishte vetëm pse ne ishim shqiptarë, e jo serbë. Ky flamur ishte motivi pse shtypeshim: ky flamur u bë lajtmotivi i lirisë sonë. Shumica prej nesh është rritur në një mjedis ku jemi rrahur e keqtrajtuar nga banditë të huaj me uniformë, pse ata kanë dashur të na e heqin këtë flamur, e pse ne e kemi ngjitur atë prapë. Shumë prej nesh edhe kemi varrosur të dashurit me këtë flamur. Të na e heqësh flamurin është të na e zhvlerësosh historinë e secilit prej nesh, jetën e përvojat tona tejet konkrete.

Kush na e heq flamurin si të papërshtatshëm, na bën automatikisht edhe neve – historitë tona, jetërat e përvojat tona – të papërshtatshme. Kur ky flamur të shpallet i pavlerë, shpallemi edhe ne të pavlerë.

A nuk ishte kjo ajo që e thonte edhe Serbia dikur? Se ne, shqiptarët pra, jemi të pavlerë?

Në Kosovë është bërë zakon që të gjitha gabimet politike t’i gjuhen ”Ambasadës”. Mundet, pse jo, që ka vërtet në ambasadën amerikane ndonjë personel që mendon se flamuri ynë është i papërshtatshëm. Më kruhet dora t’i them të njëjtit ta përcjellë znj Klinton deri në Graçanicë, pale se mos gjen ndonjë flamur të papërshtatshëm edhe aty…

Por s’do ta them. S’do ta them, sepse e di që faji s’është te ndonjë nëpunës i ”ambasadës”. Faji është te këta tanët, që tash e sa vjet rrjesht u japin shkas miqve e armiqve të rrisin iluzione. Qeni i keq, thotë, ta sjell ujkun në torishtë.

E pra, ekziston vetëm një mënyrë për ta larë këtë fyerje. Për të treguar se ne kemi ende njëfarë vlere, si njerëz e si kolektiv: se shqiptari s’ka vdekë, po bën hije ende në Kosovë. E kjo është, duke e pritur masivisht znj Klinton në kuqezi. Me flamurin kombëtar gjithandej, në çdo qoshe të qytetit.  Aty ku po gabon pushteti, ta ndreq mileti. Tekefundit jemi mësuar kështu, ne shqiptarët.

E sa për atë se si do të ndjehet znj Klinton, vëre plisin mbi sy. Burri i saj nisi luftë për këtë vend kur këtu përcëllohej cepave flamuri; them se gruaja sall do të ndjehet mirë ta shohë tek valon i lirë, për inat të hasmit. Do ta njohë vendin e moçëm, do të shlirohet: do ta ndjejë veten si në shtëpi të vet. Mundësisht do t’ia ngreh pak veshin ndonjë nëpunësi të ambasadës, por ne s’ka pse të mërzitemi për atë punë. Diplomatët prandaj kanë veshë. E kismet vje dita e u ngrehim edhe ne veshët në zgjedhje këtyre tanëve; në mos për asgjë tjetër, atëhere sall sa për të qenë në akord me ambasadën.

Pranvera e Fëmijëve 2010
Më, 15 maj 2010 në Kopenhagen të Danimarkës u mbajt Festivali XV i Fëmijëve Shqiptarë të Diasporës sonë “Pranvera e Fëmijëve 2010”, i cili mbahet nën organizimin e ”Radio-Projekt 21”

Në këtë festival, me programet e tyre u prezentuan disa shoqata nga vende të ndryshme: Shoqata Shqiptare “Mërgimtari” nga Gjermania, ajo e Gruas nga Malmö, Shoqata “Alba” , Qendra Kulturore “Okarina” nga Suedia e shumë pjesëmarrës të tjerë.

Festivali filloi me paraqitjen në skenë të pjesëmarrësve të parë të festivalit – dallëndyshet e Shoqatës “Mërgimtari” nga Gjermania, që u paraqiten me qirinj në dorë, të cilët pas disa çastesh u shndërruan në lule për t’i dhuruar Havzi Sylejmanit – Xhaxhit, udhëheqësit të radios. Pastaj në skenë u paraqiten edhe shumë pjesëmarrës, ku nderuan Xhaxhin dhe Radioprojekt 21 me dhurata. Xhaxhi me lot në sy pranoi, sidomos dhuratën nga fëmijët, librin me titull: “Gjaku i dallëndyshes”, i cili brenda mbante nënshkrimet e të gjithë fëmijëve. Fëmijët u paraqitën me krenari dhe përgatitje të rrallë, që mahniti të pranishmit.

Pastaj radhën e kishte Qendra Kulturore “Okarina”, që u prezantuam me një program të përzgjedhur. Programi ynë filloi me tingujt e ëmbël të fyellit, në interpretim të Mustafë Berishës, të cilit iu bashkangjit orkestra e çiftelive dhe ritmi i tupanit nga Hamdi Arifi me një valle dhe dy këngë folklorike, që u pritën mjaft mirë nga publiku. Programi vazhdoi me prezantimin e orkestrit frymor të vajzave, të përbërë nga dy klarineta dhe dy flauta, në përcjellje të Bashkim Jasharit piano dhe Sherif Hasanit persekunist, që interpretuan disa nga perlat e muzikës sonë, me të cilat entuziazmuan publikun në sallë. Pastaj në vazhdim dy motrat u prezantuan me dy këngë tjera, që po ashtu u mirëpritën nga të pranishmit. Paraqitjen tonë e përmbyllëm me prezantimin e tri valleve popullore të luajtura, me një vullnet dhe entuziazëm të rrallë, nga grupi i vajzave të shoqatës, nën përkudesjen e Hamdi Arifit, të cilat u pritën mjaft mirë nga të pranishmit.

Festivali vazhdoi me prezantimin e fëmijëve të shoqatave të ndryshme dhe individëve. Ky festival nuk ka karakter garues.Me rëndësi është pjesëmarrja e fëmijëve shqiptarë dhe ruajtja e kultivimi i vlerave kulturore kombëtare. Festivali u ndihmua nga shumë bashkatdhetarë.

Festivalin e përshëndeti ambasadorja e Shqipërisë, përfaqësuesja e ambasadës së Kosovës dhe ambasadori i Maqedonisë e shumë të tjerë. Mbi 1200 pjesëmarrës u ndanë të kënaqur me shpresën e vetme se ky nuk do të jetë festivali i fundit, por që ky festival të vazhdojë kështu si është me tërë mrekullinë e tij.